E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natanjahu – Obamës: Lirojeni spiunin, Jonathan Pollard

Kjo shënoi kërkesën e parë zyrtare që Izraeli bën për lirimin e Pollardit. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1987 si spiun i Izraelit në SHBA. Aktualisht mbahet i burgosur në një burg në Karolinën e Veriut.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, mbajti një fjalim në Knesset të martën ku edhe lexoi letrën. “Edhe pse Izraeli në asnjë mënyrë nuk i kishte të drejtuara përpjekjet e inteligjencës kundër SHBA-ve, veprimet e tij ishin të gabuara dhe krejtësisht të papranueshme’, theksoi Netanjahu.

“Si Pollard ashtu edhe qeveria e Izraelit vazhdimisht kanë shprehur keqardhje për këto veprime, dhe Izraeli do të vazhdojë të respektojë angazhimin e tij se veprime të tilla të gabuara nuk do të përsëriten”.

Pollard u akuza se i kishte kaluar informacione të klasifikuara Izraelit. Benjamin Netanjahu vazhdimisht ka kërkuar lirimin e tij. Në vitin 2002 ai e vizitoi Pollardin në burg.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-01-05 11:53
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›