E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, makina plagos rëndë kalimtarin

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se një makinë ka goditur një person rreth 70-vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
 

Menjëherë makina është larguar nga vendngjarja ndërsa i plagosuri është dërguar urgjentisht në spitalin e Bulqizës. Sipas mjekëve ai ka marrë goditje në kokë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›