Zgjedhjet, "Aleanca për qytetarin" prezanton kandidatin në Polican
TIRANE- Koalicioni i djathte "Aleanca për qytetarin" prezantoi kandatitatin për kryetar Bashkie në qytetin e Poliçanit, Çaush Qato, përfaqësues i Partisë Republikane.
Ministri i Mjedisit dhe kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga ministrat e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo dhe të Ekonomisë, Nasip Naço hapën zyrtarisht fushatën në Bashkinë e Poliçanit.
"Ka ardhur koha të ndryshojmë çdo cep të Shqipërisë, çdo bashki e komunë dhe kjo bëhet vetëm nëse falim dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin. Pikërisht në mishërim të këtyre vlerave është zgjedhur kandidati për kryetar bashkie, Qato. Data 8 maj, nuk është vetëm data e një fillimi të ri, por e një rruge të gjatë, që na pret ta bëjmë së bashku, duke ecur drejt familjes dhe vlerave evropiane", u shpreh Mediu.
Ky qytet, theksoi Mediu, nuk duhet t’i mbajë sytë vetëm nga uzina, pasi i ka të gjithë mundësitë dhe resurset për t’u kthyer edhe në një destinacion turistik dhe kjo arrihet nëse fiton Qato.
Ai ftoi banorët që në datën 8 maj të votojmë drejt së ardhmes dhe të votojnë Çaush Qato si kryetar të kësaj Bashkie.
(d.b/BalkanWeb)