Peqin, zjarr në një banesë, plagoset 40-vjeçarja
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Peqin ku si pasojë është plagosur e zonja e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lolaj ku 40-vjeçarja Vjollca Kasa ka pësuar djegie të rënda ndërsa shtëpia e saj është përshirë nga zjarri.
Forca të shumta zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur lokalizimin dhe më pas edhe shuarjen e zjarrit.
Menjëherë 40-vjeçarja është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve ajo ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mendohet se zjarri ka rënë aksidentalisht por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.