Festa e Hashures, presidenti Topi uron besimtarët
Tiranë- Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi ka shprehur urimet për besimtarët bektashinj, sot në festën e Hashures.
Gjatë një vizite në selinë e bektashinjve, presidenti Topi u shpreh se në këtë ditë përkujtohen të gjithë ata bektashinj që luftuan për demokracinë dhe lirinë.
Kjo është një ditë plot kuptim për bektashinjtë, ku përkujtohen të gjithë luftëtarët që luftuan për liri dhe demokraci. Në këtë ditë patjetër që i jap të gjithë urimet për çdo besimtar- u shpreh Topi.
Duke shtuar se festa e sotmë ka si filozofi, komunikimin, mirëkuptimin dhe ndihmën.
Gjithë kjo, brenda filozofisë bazale ka mirëkuptim, ndihmë, komunikim dhe për të qenë të gjithë së bashku në një jetë që na ka sjellë së bashku në këtë botë- ka vijuar më tej Topi.
Shkrime të tjera me interes: