Bulqizë, minatorët përplasen me policinë

Minatorët kanë bllokuar hyrjen në zyrat e kompanisë koncensionare ACR, teksa ka ndërhyrë policia për të zhbllokuar situatën.
Megjithëse dy nga kërkesat bazë të minatorëve si rritja e pagës, apo edhe përmirësimin i kushteve të punës është realizuar nga firma, ata protestojnë ende edhe për largimin e një drejtori nga puna.
Gjithashtu, minatorët kanë bllokuar edhe hyrjen e minierës, duke mos lejuar vijimin e punës. Është bërë më shumë se një muaj që kurse puna në këtë minierë është ndërprerë duke i shkaktuar miliona lekë dëme shtetit shqiptar, por edhe firmës austriake.
Ngërçi kryesor midis minatorëve dhe kompanisë është kreu i Sindikatës Kolë Nikolla, ku ACR kërkon largimin e tij, ndërsa punëtorët e nëntokës nuk e pranojnë këtë. /S.Ll/Start/
2011-08-25 10:55