Pranga një inxhinieri, trafikonte pajisje për lojërat e fatit

Nga operacioni i koduar "Switch", u arrestua 31 vjeçari Vasien Rebi, banues në Durrës dhe me profesion inxhinier elektronik.
Në autoveturën e tij, tip Benz, me targë DR 4300 E, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pulsantë universalë, skeda, numëratorë, krehra dhe separatorë elektronikë, stabilizatorë energjie, fisha përcjellës elektronikë, udhëzues dhe lexues kartëmonedhash si dhe kasa për montimin e këtyre pjesëve të makinetave elektronike.
Policia bllokoi rreth 110 copë pajisje të ndryshme, thanë burimet, duke shtuar se pjesët elektronike siguroheshin nga 31-vjeçari nëpërmjet blerjeve në internet dhe hynin kontrabandë në territorin shqiptar përmes pikave doganore. Gjatë hetimit janë identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, por gjeneralitetet e tyre nuk bëhen publikë në këtë fazë të hetimit.
Materialet për veprat penale te tregtimit e transportit të mallrave kontrabandë, krimeve kibernetike dhe falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së rrethit. /S.Ll/Start/
2011-08-25 12:16