E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qindra masa ndaj shoferëve

Aktualisht është krijuar dhe po funksionon, grupi Task-Forcë, i cili përbehet nga punonjës policie të Njësisë së Rajonale të Qarkullimit Rrugor dhe specialistët në Komisariatet e  Policisë Tiranë.

Ndërkohë, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Tiranë, njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët nuk kanë likujduar masat administrative të vendosura nga shërbimet e policisë rrugore për shkelje të ndryshme  të legjislacionit rrugor, të kryejnë menjeherë likujdimin e tyre, pranë arkës së Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore në adresën Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballe ish - Kinostudios.

Gjithashtu në të bazë Akt - Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Postave, arkëtimi i këtyre gjobave mund të kryhet edhe pranë Filialeve të Postës Shqiptare. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-25 10:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›