Bulqizë, minatorët: Protestat, greva, vendosim pas festës së Bajramit
BULQIZE-Minatorët janë mbledhur sot paradite para godinës së firmës austriake ACR dhe kanë protestuar kështu për të 54 ditë radhazi. Protesta e minatorëve ditën e sotme do të zgjasë deri në orën 15:00 dhe më pas do të ndërpritet. Minatorët bëjnë të ditur se do t’u rikthehen protestave ditën e Mërkurë pasi të kalojë dhe festa e Bajramit.
Sipas tyre të Mërkurën do të nisë protestë e fuqishme, me bllokim të aksit nacional dhe nisja e grevës së urisë, gjithmonë nëse ACR nuk plotëson kërkesat sipas një marrëveshjeje ligjore.
Në rast se ACR nuk plotëson kërkesat, mbi 20 minatorë deklarojnë se janë gati të futen në një tjetër grevë urie. Minatorët thonë se vendi për zhvillimin e grevës do të jenë ambientet e ACR, dhe jo më nëntoka, ku për 27 ditë qëndruan në grevë urie në nivelin e 14-të, dhe u larguan në zbatim të vendimit të gjykatës së Dibrës. Ndërkohë, tre minatorët grevistë, të cilët u plagosën dy ditë më parë në konfrontim me policinë, pasi kanë marrë mjekimin e duhur, dolën nga spitali i Bulqizës. Ish-grevistët e urisë të plagosur ishin Dashamir Neziri, Arif Liveshi dhe Rifat Sallaku.
Dje presidentja e kompanisë ACR, Skatche-Depich, ka mbërritur vetë në qytetin e Bulqizës, duke deklaruar se është aty për t'i dhënë zgjidhje situatës së krijuar. Ajo ka ftuar minatorët që të zgjedhin një përfaqësi prej katër vetash për t'u takuar me të. "Jam këtu që bashkërisht të gjejmë një zgjidhje. Besoj se çdonjëri nga ju pret të kalojë Bajramin sa më mirë dhe të ketë një të ardhme më të mirë. Unë jam këtu që t'i bëj të mundura të dyja. Ftoj katër minatorë, vetëm punonjës të ACR, që të takohen me mua, të diskutojmë bashkërisht dhe të gjejmë zgjidhjen", u shpreh ajo.
Sipas saj ACR merr persiper rritjen e pages në masën 20%, përmirësimin e kushteve të punës dhe investime në thellimin e pusit.
Nga ana tjetër minatorët i mbeten besnikë kërkesës së tyre për zhvillimin e një takimi me ACR-në, në pranine e kreut te Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj.
Presidentja e ACR siguroi minatorët se ACR nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese për pjesmarrësit në grevë, ndonëse fjala është për një "grevë të paligjshme". Por ACR kërkon që minatorët të distancohen nga organizatorët e grevës Kol Nikollaj dhe Taf Koleci, të cilët i konsideron si "të papërgjegjshëm".
Por, kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, deklaroi dje se minatorët dhe sindikata e tyre do të pranojnë marrëveshje, vetëm po të jenë të formës ligjore, ndërkohë që akuzoi qarqe të caktuara se nuk po lejonë që të arrihet marrëveshja midis minatorëve dhe firmës. "Faktikisht është plotësuar vetëm një kërkesë, rritja e pagës 20%. Por, kërkesa kryesore e minatorëve dhe e gjithë komunitetit të Bulqizës është hapja e perspektivës së minierës, nga niveli 16 në nivelin 21, në përputhje të plotë me kontratën koncensionare. Kjo ndikon direkt në kushtet e punës, ndikon në mirëqenien e minatorëve,në rritjen e pagës, në rritjen e rendimentit". Nga ana tjetër, ai ka vënë në dukje se nuk ekzistojnë mjeku i ndërmarrjes, restoranti, dhomat e zhveshjes, garderobat, tualetet, uji i pijshëm, uji i ngrohtë. Ndërkohë, problem i pazgjidhur është ai i largimit të drejtorit të minierës. "Sindikata dhe ACR kanë pasur marëdhënie pozitive më përpara. Këtu ka dhjetëra njerëz të shkolluar, që janë anashkaluar në sajë të influencave partiake, politike dhe krahinore", sipas tij.
(d.b/BalkanWeb)