E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet me gurë një 37 vjecar, autori me të meta mendore

BERAT-Një vrasje monstruoze ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Malinat të Beratit, kur një personi i është marrë jeta duke u goditur gjatë me gurë.

Viktima, Ilir Muci 37 vjec është gjetur i pajetë dhe me shenja të mëdha në fytyrë e kokë. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur me gurë pasi rreth tij u gjetën gurë të gjakosur.
Pak orë pas vrasjes efektivët blu kanë hedhur dyshimet e para për autorin e vrasjes. Madik Muci, i njohur si person me të meta mendore është i dyshuari i parë për vrasjen e rëndë.
Dyshohet se Madiku e ka goditur me gurë viktimën ndërsa 37 vjecari ishte i shtrirë në tokë në gjendje të dehur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›