Nis procesi ndaj mjekut te yllit te muzikes Xhekson

Në Los Angeles kanë filluar seancat dëgjimore në procesin kundër mjekut të Majkëll Xheksonit. Në sallën e gjyqit prokurorët deklaruan se mjeku i këngëtarit është fajtor për një varg dështimesh që çuan në vdekjen e papritur të yllit të muzikës më 2009. Prokurorët paraqitën argumentat e tyre në një seancë dëgjimore paraprake për të përcaktuar nëse mjeku privat i Xhekson, Konrad Mëri, do të gjykohet nën akuzën për vrasje pa paramendim.
Autoritetet thonë se mjeku Mëri i dha artistit Xhekson një dozë vdekjeprurëse të një anestetiku të fuqishëm dhe të disa barërave sedative, para se ai të vdiste. Ata gjithashtu akuzojnë mjekun Mëri se nuk ka thirrur me kohë ambulancën e se nuk i ka treguar ekipit të ndihmës së shpejtë për ilaçet që i kishte dhënë Xheksonit dhe se është përpjekur të fshehë dëshminë për barërat.
Një koreograf që punoi me Majkëll Xheksonin dëshmoi në seancën dëgjimore, duke thënë se e kishte dërguar këngëtarin Xhekson në shtëpi pas provave disa ditë para se të vdiste sepse nuk dukej mirë me shëndet. Ai tha se mjeku Mëri dhe menaxheri i Xheksonit e kishin qortuar përse kishte lejuar që artisti të mungonte në prova. Disa prej anëtarëve të familjes së Xheksonit morën pjesë në seancën e së martës. Majkëll Xhekson vdiq në qershor të vitit 2009 në moshën 50-vjeçare.
Delina Bitraku