E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, pezullohen 7 leje minerare

Ministria e ekonomisë pezullon 7 leje të shfrytëzimit minerar në zonën minerare të Bulqizës. Drejtori i burimeve natyrore në këtë Ministri Dritan Ylli tha se vec pezullimeve ministri ka firmosur edhe kufizime për zonat e shfrytëzimit për 5 leje të tjera. Sipas tij, këto masa janë ndërmarrë për të garantuar kushtet e sigurisë në punë.

"Në respekt të zbatimit të detyrave të lëna gjatë kontrolleve të ushtruara në vazhdimësi ku rezultojnë shkelje të rregulloreve, në zbatim të ligjit minerar shqiptar ministri i Ekonomisë ka firmosur pezullimin e 7 lejeve. Si dhe reduktimin e sipërfaqeve të shfrytëzimit minerar për pesë leje të tjera të cilat mbivendosen në zona të rrezikshme të krijuar gjatë shfrytëzimit minerar gjatë viteve të fundit", tha Dritan Ylli, drejtor i burimeve natyrore, METE.

Në zonëne bulqizës deri më tani janë dhënë 25 leje për shfrytëzim minerar. Por shume prej lejeve nuk kanë plotësuar standartet teknike të punës. Për pasojë në këtë minierë më e madhja e kromit ne vend ka patur aksidente dhe humbje të jetës së punëtorëve.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›