E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë studentë tek "Vodafone Albania"

Studentët më të talentuar shqiptarë kanë fituar mundësinë për të qenë pjesë e stafit të Vodafone Albania. Nën siglën e projektit Zbuloni Vodafone kjo kompani pas 400 palikimeve ka përzgjedhur 17 studentë pesë prej të cileve do të deklarohen fitues pas një konkursi që organizon Vodafone.

"Unë ju uroj karrierë të mbarë. Duke filluar me Vodafone, ju nisni një rrugë të shkëlqyer të karrierës. Duhet të keni parasysh se pyetjes se si zhvillohet një karrierë e sukessshme ka një përgjigje të shkurtër, kujdes dhe përkushtim në punën që bëni", tha Haris Brumidis, CEO Vodafone Albania.

Fituesit do të kenë një kontratë njëvjecare pune me Vodafone, si edhe mundësinë për të zhvilluar më tej karrierën e tyre në këtë kompani. Kjo nismë është pjesë e një projekti global që po zbaton vodafon Group.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›