“Rama nuk do marrëveshje politike në respekt të Kushtetutës”
27/06/2010 PPE kërkon nga Edi Rama të respektojë ligjet e shtetit shqiptar
Partitë Popullore Europiane përmes një deklarate zyrtare shprehen se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nuk synon një marrëveshje me qeverinë, e cila të respektojë Kushtetutën e vendit dhe ligjet që rrjedhin prej saj. “Ne kujtojmë se, megjithëse qeveria shqiptare ka ndërmarrë një numër lëshimesh, në mënyrë që tu përshtatet kërkesave të opozitës, duke i ofruar dukshëm shumicën dhe drejtimin e një komisioni hetimor parlamentar, zoti Rama dhe opozita kanë ngritur vazhdimisht pretendime të reja, të cilat bien ndesh me Kushtetutën, ligjin elektoral dhe vendimet e mëparshme të gjykatave. Prandaj mendojmë se zoti Rama nuk është i interesuar për një marrëveshje politike që të jetë në respekt të zbatimit të ligjit dhe të Kushtetutës”, - thuhet në deklaratën e PPE-së. Në tekstin e nënshkruar nga presidenti i grupimit më të madh politik në Evropë, atyre të partive të djathta Wilfried Martens dhe koordinatorët ministri i Jashtëm Italisë Franko Fratini dhe eurodeputeti gjerman Elmar Brok, shprehet “shqetësimi mbi situatën aktuale politike në Shqipëri pas zgjedhjeve demokratike të qershorit 2009, me refuzimin e zotit Rama dhe të Partisë Socialiste për të luajtur rolin e tyre si opozitë parlamentare, duke zgjedhur për të çuar ankesat në rrugë dhe si pasojë duke penguar funksionimin normal të Parlamentit”. PPE-ja nënvizon se me gjithë pretendimet dhe akuzat e opozitës kryeministri Sali Berisha është legjitim dhe Parlamenti tani funksionon tërësisht. “Ne kërkojmë që opozita të qëndrojë në Parlament dhe të përmbushë rolin e saj dhe zyrtarisht të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të konfirmuara zyrtarisht nga KQZ-ja, Kolegji Zgjedhor dhe Gjykata e Apelit, si dhe të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë”, - thuhet në deklaratë. PPE shprehet se liberlazimi i vizave për Shqipërinë nuk duhet të vihet në dyshim nga situata aktuale politike dhe beson se çdo përpjekje e kësaj natyre do të jetë në dëm të popullit shqiptar.
Kryeministri
Deri në vitin 2013 do të asfaltojmë të gjitha rrugët
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Bërxulli se qeveria që ai drejton do të arrijë që pas tre vjetësh të ketë një infrastrukturë rrugore ndër më modernet. Gjatë një demonstrimi të teknologjive të reja për ndërtimin e rrugëve rurale shefi i ekzekutivit kujtoi se deri tani janë asfaltuar 6000 kilometra rrugë, ndërkohë që mbeten edhe 7000 të tjera. “Kjo teknologji na jep siguri të plotë se këtë mandat ne finalizojmë në një kohë rekord asfaltimin, ndërtimin dhe rindërtimin e 7000 km rrugë, në mënyrë që Shqipëria në vitin 2013 të jetë një vend tërësisht evropian, të jetë një vend thellësisht evropian, të jetë një Shqipëri evropiane për sa i përket infrastrukturës së saj moderne rrugore”, -tha ai. Berisha është ndalur edhe në rritjen ekonomike të vendit, e cila sipas tij po i reziston krizës globale, pasi ajo është bazuar në investime. Sipas tij, vendi është i vendosur të mbajë ritmin më të lartë të investimeve në Evropë.
Partia Demokratike
Rama merret vetëm me PS-në dhe jo me Bashkinë
Partia më e madhe në mazhoranca vlerëson se kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili njëherësh mban edhe postin e kreut të PS-së, prej tre vjetësh ka braktisur detyrën për të cilën është zgjedhur nga qytetarët e kryeqytetit. “Ka tre vjet që zoti Rama e ka braktisur detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Praktikisht qyteti i Tiranës nuk ka kryetar Bashkie. Në këta tre vjet qytetarët e Tiranës e kanë parë zotin Rama të merret me gjithçka tjetër, por jo me problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Tiranës”, - ka thënë dje deputetja demokrate Lajla Përnaska. Sipas saj, qytetarët e Tiranës e kanë parë Ramën në turin e tij parazgjedhor “Dialog me Shqipërinë”, në turin e tij paszgjedhor për të qëndruar si kryetar i Partisë Socialiste, duke organizuar protesta, greva urie, duke bllokuar akse rrugësh. “Qytetarët e kanë parë zotin Rama të lobojë kundër liberalizimit të vizave dhe integrimit të Shqipërisë, por nuk e kanë parë tu shërbejë atyre si kryetar Bashkie”, - tha Përnaska.
Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe takon krerët e shtetit
Meta: Vlerësim për ndihmën gjatë luftës së Kosovës
Sheiku Al Nahyan thotë se raportet me Shqipërinë do të intensifikohen
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan, se bashkëpunimi mes dy vendeve do të mbetet i shkëlqyer për të gjithë shqiptarët, kosovarët dhe kudo që ata ndodhen. Meta e ka bërë këtë deklaratë duke marrë për bazë ndihmën që Emiratet i kanë dhënë vendit tonë dhe qytetarëve kosovarë gjatë krizës së vështirë humanitare në vijim të luftës në Kosovë në vitin 1999. “Kanë qenë me dhjetëra mijë kosovarë që kanë njohur ndihmën dhe kontributin e Emirateve të Bashkuara Arabe në atë periudhë. Edhe emri i aeroportit të Kukësit, në shenjë mirënjohje ndaj kësaj ndihme, do të mbajë emrin e sheikut Zayed, pasi ky aerodrom, që u përdor atëherë për të sjellë ndihmat në Kukës, do të shndërrohet në një aeroport të standardeve evropiane”, - deklaroi ministri Meta. Nga ana e tij ministri Al Nahyan është shprehur se vendi i tij do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën tani që është një shtet i pavarur, ashtu sikundër bëri gjatë vitit 1999. Ministri i Emirateve tha se vizita në kryeqytetin shqiptar dhe takimet me krerët e shtetit ka për qëllim diskutimet për të gjetur mënyrat më të mira për të ndihmuar Kosovën. Ndërkohë, duke iu referuar marrëdhënieve me Shqipërinë, ai tha se ato do të intensifikohen në fushën e investimeve dhe atë të arsimit. Gjatë konferencës për shtyp ministri Meta ka bërë me dije se Shqipëri ka marrë vendimin për çeljen e ambasadës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe ka përgatitur marrëveshje të ndryshme bilaterale, të cilat kanë për qëllim përshpejtimin e bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë qëndrimit në Tiranë shefi i diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe është pritur në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Takimi me Berishën
Ministri i Punëve të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan, gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha ka bërë me dije se vendi i tij do të financojë ndërtimin e rrugës Tiranë–Elbasan, si dhe është duke vlerësuar me interes dhe përparësi edhe projekte të tjera të mëdha, si boshti i Jugut, portet, resortet turistike dhe bashkëpunimin në transportin ajror. Gjatë takimit kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se vizita e shefit të diplomacisë së EBA-së është një kontribut i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.