Lushnje, 38 vjeçari prangoset pasi vjedh një motorçikletë
Policia e Lushnjes ka bere arrestimin ne flagrance te shtetasit Lulëzim Biçaku, 38 vjec, banues ne fshatin Zhame te rrethit Lushnje. Ndërkaq, arrestimi i ketij shtetasi u be pasi rreth ores 21.30 te mbremjes se dates 20.02.2011, ne qender te fshatit Zhame ka vjedhur motorçikleten tip Linfan pa targa ne pronesi te shtetasit me inicialet S.I.
Ne vijim te veprimeve hetimore, motorçikleta u gjet ne banesen e autorit te dyshuar te kesaj ngjarje dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.
Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasit Bicaku do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje per vepren penale te "Vjedhjes".