E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet super hajduti shqiptar prej 10 vitesh në kërkim

PADOVA- Një shqiptar i dyshuar si kapoja i një organizate kriminale që merrej me grabtijen e vilave është arrestuar sot nga policia e Padovas.

Policia italiane kishte 10 vjet që i ishte vënë pas por nuk kishte mundur ta arrestonte, ndërsa sot i ka vënë prangat 37 vjecarit teksa po hipte në bordin e një makine BMW seria 7 që rezultonte e grabitur më 4 shkurt, raporton ANSA.

Edmond Leshi akuzohet se së bashku me një bandë shqiptarësh janë përgjegjës për një sërë grabitjesh në dëm të sipërmarrësve në veri të Italisë që prej 2000.

Në bagazhin e makinës policia ka gjetur dhe kacavida dhe mjete të tjera të nevojshme për të hapur dritaret e vilave. Në 1990 ndaj Edmond Lleshit i cili njihet dhe me pseudonimin Artur Hyzoti është firmosur një urdhërarrest për grabtije banesash.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›