Bulqizë, plagoset minatori 50-vjeçar, teksa punonte në minerë
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesditës në Bulqizë, ku një minator 50-vjeçar ka mbetur i plagosur për shkak se është zënë nga një masiv i madh gurësh.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se minatori i plagosur është Defton Hoxha 50-vjeç.
Mësohet se minatori i kompanisë ACR po punonte në minierën e kësaj kompanie ku papritur është zënë nga një masiv i madh gurësh. Ndërkohë që versioni i policisë është se minatori ka humbur jetën si pasojë e të fiktit dhe përplasjes së kokës përdhe.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital.
(e.m/BalkanWeb)