Shëndetësi, shifra shqetësuese të përdorimit të alkoolit
TIRANË- Pamvarësisht nga çrregullimet serioze shëndetësore dhe psikosociale të shkaktuara nga abuzimi me të, alkooli përbën edhe në vendin tonë substancën varësidhënëse më të përhapur.
Studimet e fundit të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik në fushën e alkoologjisë tregojnë se afërsisht 340 mijë persona konsumojnë alkool, nga të cilët 58 % pijnë alkool tej masës së lejuar dhe rreth 20 % e tyre (rreth 2 % e popullsisë) janë të varur prej tij, ndërsa rreth 9 % e morbozitetit kronik është pasojë e abuzimit të zgjatur alkoolik. Nga ana tjetër mbetet shqetësues fakti se rreth 4.8 % e femrave të moshave fertile kanë rezultuar konsumatore ‘të rregullta’ të alkoolit.
Sokol Morina, ekspert i MSH për problemet e adiksionit, tha sot se “përballë një realiteti ku efektet negative shëndetësore të abuzimit alkoolik në vendin tonë (veç impakteve të tjera) përbëjnë tashmë një faktor serioz në disbalancimin e shëndetit publik, disponueshmëria e një sistemi zinxhir trajtues i çrregullimeve shëndetësorë alkoollidhura, është mëse domosdoshmëri”.
Morina sjell në vëmendje se aktualisht ekzistojnë vetëm hallka të shkëputura të shërbimeve të mirëfillta trajtuese të çrregullimeve shëndetësore alkool-lidhura. Sipas të dhënave, në Shërbimin Universitar të Toksikologjisë Klinike të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", nga viti 1993 deri më 2011, janë paraqitur për ndihmë mbi 8000 pacientë me probleme alkoolike, ndërsa 950 pacientë janë hospatiluar.
Midis kontigjentit të hospitalizuar, 66 % i përkasin rasteve me intoksikacion alkoolik, 27 % rasteve me kriza të tërheqjes-abstinences dhe pjesa tjeter pacientëve me probleme te mprehta te vartesise me shkalle të tillë të dëmtimeve si neuropatitë, dëmtime hepatike të avancuara (insuficienca hepatike dhe ciroza), si dhe paaftesime te tjera psiko-fizike.
Ndërkohë, "në Shërbimin e Varësisë Alkoologjike po në QSUT, që prej vitit 2009 kur dhe nisi funksionimin si një risi në sistemin shëndetësor, janë trajtuar rreth 450 pacientë (mesatarisht 90% shfrytëzimi mujor i shtratit), nga të cilët rreth 8 % të seksit femër", tha Shpëtim Doksani, shef i këtij shërbimi.
(m.a/ata/BalkanWeb)