Krasniqi: Serbia të njohë Kosovën, pastaj të flasim për kufijtë
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi deklaroi se pasi Serbia ta njohë kufirin me Kosovën mund të bëhet menaxhimi i përbashkët.
Këtë deklaratë kryeparlamentari i Kosovës e bëri pas një takimi me Grupin Britanik në Unionin Ndërparlamentar.
Kryesuesi i delegacionit Lord Bowness, tha se parlamenti britanik dhe qeveria e tij do të bëjnë cmos që të adresojnë nevojat e Kosovës në bë, për ontegrimin e saj brenda strukturave Europiane.
"Ne folëm për shpresat që ka Kosova për anëtarësim në BE, sepse për çfarëdo lloj hapash të mëtejshëm të Kosovës, një zgjidhje funksionale me Beogradin është e domosdoshme. Këtë do ta thosha edhe sikur të isha në Beograd, sepse kjo është mënyrë e ecjes së dy vendeve drejt integrimit evropian”,- theksoi Lord Bowness.
Krasniqi vlerësoi se pavarësisht vështirësive dialogu është vlerë demokratike dhe evropiane, ndaj është mirë që ai po zhvillohet nën mbikëqyrjen e BE-së dhe të SHBA-së.
Duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve sa i takon menaxhimit të kufijve Krasniqi tha se "pasi Serbia ta njohë kufirin me Kosovën atëherë mund të bëhet menaxhimi i përbashkët i kufijve. Kështu, ne jemi për menaxhim të përbashkët të kufijve”.
(el.me/BalkanWeb)