E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, prezantohet plani për minierat

TIRANË- Ministria e Ekonomisë parashtron planveprimin për disiplinimin e aktivitetit minerar në zonën e Bulqizës. Gjatë mbledhjes që Task Forca e ngritur disa ditë më parë për të marrë në mbikëqyrje aktivitetin në minierat e Bulqizës, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, parashtroi edhe pikat mbi të cilat do të kryhet ky aktivitet. Parashikohet një kontroll i rrepte mbi mënyrën se si zbatohen koncensionet që u janë dhënë kompanive që shfrytëzojnë këto miniera.


Po ashtu, kontroll do të ketë edhe mbi kushtet e punës të punonjësve si dhe pagesës së Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore nga ana e punëmarrësve. "Aktiviteti i jashtëligjshëm është arsyeja kryesore që cenohet siguria e jetës së minatorëve, sepse punohet atje ku nuk duhet të punohet. Po dëmtohen shtyllat e sigurisë së jetës së të tjerëve. Mund të bëhen dëme të pakthyeshme në lidhje me sigurinë dhe shfrytëzimin e kësaj pasurie të madhe kombëtare. Aktiviteti i jashtëligjshëm duhet të marë fund në mënyrë urgjente", u shpreh z. Prifti, ndërsa theksoi se ministria do të vërë në dispozicion të Task Forcës të gjitha database-in e licencave, në mënyrë që askush të mos shfrytëzojë pasurinë e kromit në mënyrë të jashtëligjshme, apo jashtë projektit", - tha Prifti.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›