Shtrenjtohen kreditë, bankat shtrëngojnë kreditimin

Kërkesës në rritje të biznesit dhe individëve për kredi bankat tregtare po i përgjigjen duke shtrënguar dhe shtrenjtuar kreditimin. Në një vëzhgim anketë që banka e Shqiërisë ka bërë me bankat e nivelit të dytë ka dalë në përfundimin se të marrësh kredi si individ apo si një biznes i vogël tani është shumë më e vështirë. Lehtësim kreditimi ka vetëm për korporatat e mëdha të cilave bankat preferojnë më së shumti tu japin kredi për investime. Opinioni i ekspertëve të kredisë është se situata makroekonomike dhe gjendja e kredive me probleme janë faktorët kryesorë që ndikojnë në shtrëngimin e kredive për biznesin.
Bankat kanë rritur marzhin për kreditë në përgjithësi dhe ato me rrezik të lartë në veçanti si edhe kërkesën për kolateral gjatë gjithë kësaj periudhe të vitit. Edhe individët të cilët njëlloj si bizneset kanë më shumë kërkesa për kredi, po përballen me standarde më të shtrënguara kreditimi.
Sipas bankave gjendja financiare e individëve, kreditë me probleme dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme janë arsyet që kredia bëhet më e kushtueshme. Kjo po realizohet duke rritur kërkesën për kolateral si edhe normat e interesit për kreditë në përgjithësi. Ajo që e bën më pesimiste situatën është fakti se bankat parashikojnë që edhe muajt në vijim normat e intersit të kredive të mos ulen.
Adi Darsi