E Diel, 1 Nëntor 2026

UNICEF kerkese Shqiperise Te shtohen ne miell substanca ushqyese

Mikrosubstanca ushqyese per plotesimin e nevojave shendetesore Studimi ne Shqiperi vuajne 30 nga anemia e hekurit

Ne vendin tone 30 e popullsise vuan nga anemia e hekurit ku me te prekurit jane femijet dhe grate. Si pasoje e kesaj mungese femijet rrezikojne zhvillimin normal ndersa rritet vdekshmeria foshnjore dhe amtare. Sipas te dhenave te derivuara nga studimi demografik i ISHP-se dhe INSTAT-i marrja e vitaminave shtese per keto familje ka kosto te larte. Nisur nga situata e renduar dhe rreziku qe sjell qofte ne shendetin e popullates dhe ne ekonomine e vendit per trajtimin e anemise ekspertet e ushqimit ne UNICEF propozojne hartimin e nje draft-ligji per fortifikimin e miellit futjen e mikrosubstancave ushqyese ne miell. Vilma Qahoush Tyler eksperte e ushqimit ne UNICEF dhe Mariana Bukli eksperte e shendetit ne UNICEF ne nje tryeze te rrumbullaket sot pritet te diskutojne me eksperte dhe specialiste te fushes prodhuesit e bukes per shtimin e ketyre elementeve shtese ne miell per marrjen e mikrosubstancave ne popullate.

Fortifikimi

Po punohet per hartimin e draft-ligjit per fortifikimin e miellit me ligj ne menyre te tille qe cdo prodhues buke te dije masen e mikrosubstancave qe shtohen ne miell. Por ajo qe duhet te dihet eshte se vetem disa tipa mielli do te fortifikohen. Kjo do te behet e mundur pas identifikimit te llojit te miellit qe ka nevoje - sqaron Vilma Qahoush Tyler eksperte e ushqimit ne UNICEF. Me fortifikim vetem sa shtohen perberes qe humbasin gjate procesit te bluarjes. Sasia qe shtohet eshte minimale dhe vetem per disa mikrosubstanca. Sakaq sqarohet se do te jene ekspertet e ushqimit dhe ata shendetesore qe do te analizojne sasine e lendeve qe do te shtohen ne miell gjithashtu edhe kostot e ketij procesi. Sasia e agjenteve fortifikues qe i shtohen miellit ka te ngjare te jete shume e vogel per plotesimin e nevojave te tyre. Sipas eksperteve vendimi per fortifikimin e miellit duhet tu lihet autoriteteve kombetare te shendetit publik bazuar tek nevojat e ndryshme dhe komplekse lokale. Nderkohe qe ka nje udhezues te qarte te botuar nga Organizata Boterore e Shendetesise qe lejon perzgjedhjen e mikroelementeve ushqyese sipas nevojave dhe substancave te ndryshme. Ekspertet e ushqimit shprehen se perberesit e ushqimeve te pergatitura me miell te fortifikuar ndihmojne personat te arrijne potencialin e tyre te plote fizik intelektual dhe produktiv. Hekuri rrit produktivitetin ne pune redukton vdekshmerine e nenave dhe permireson zhvillimin njohes te femijet. Acidi folik redukton defektet ne lindje te tubit neutral tek te porsalindurit dhe zinku permireson sistemin mbrojtes.

Kosto

Sipas perllogaritjeve te bera nga ekspertet 20 milione dollare i kushton Shqiperise trajtimi i anemise nga mungesa e hekurit ku eshte disa here me e shtrenjte per ta trajtuar ne krahasim me koston qe merr per parandalimin. Konkretisht fortifikimi i miellit per ta parandaluar kushton 1 milion dollare ne vit. Ekspertja e shendetesise ne UNICEF Mariana Bukli pohon se Ministria e Financave eshte e gatshme te mbeshtese nderhyrjen.

Situata

Sipas Shoqates te Furrave te Bukes ka afersisht 2000 furra buke nga te cilat rreth 500 jane ne zonen e Tiranes. Shumica e furrave te bukes jane shume te vogla dhe ndodhen ne rrugekalime te medha ku ne kushte normale prodhojne nga 300 deri ne 500 kg ne dite. Ndersa furrat e medha ne kushte normale prodhojne 700 kg ne dite. Shumica punojne 7 dite ne jave duke perdorur ne total nje sasi mielli qe varion afersisht nga 200.000 tone deri ne 350.000 tone. Qysh me embargon ruse per eksportin e grurit cmimi i grurit eshte rritur nga rreth 42 leke per kg deri rreth 61 leke per kg ndersa furrat e rriten cmimin e bukes me rreth 10 leke. Te gjitha fabrikat prodhojne nje sere tipash miellrash te bardhe plus nje mesatare aferisht 10 te prodhimit miell i pasitur ose miell i zi. Tipat e ndryshem te miellit te bardhe specifikohen sipas perdorimit te tyre d.m.th/ miell per byrek per pasta pica simite pasta dhe buke. Fortifikimi i miellit ne 63 vende te botes e kane miratuar me ligj dhe ne keto vende behet pasurimi i miellit me acid folik dhe hekur.

Fakte

A do te me demtoje mua fortifikimi i miellit

Ka shume pak gjasa qe dikush te mos marre nje sasi te tepert vitaminash dhe mineralesh nga ushqimi i fortifikuar. Studimet dhe kerkimet ne vendet me historik te gjate fortifikimi kane percaktuar prova te pakundershtueshme te efektit mbrojtes te fortifikimit.

Ceshtja e ekuilibrit

Studime te ndryshme te kryera ne vende me ushqime te fortifikuara tregojne se fortifikimi ne ushqimet e pershtatshme ka pak ose aspak rrezik per shendetin ne nivelet qe konsumohet aktualisht madje edhe ne vendet me sasi te larte konsumi.

A do te rrise fortifikimi koston e miellit dhe te bukes sime

Kostoja aktuale e prodhuesve te miellit per te fortifikuar miellin me hekur zink dhe vitamina te tjera B cilesore ndryshon nga US 1.50 dollare ne US 3.00 dollare per ton miell. Nese prodhuesit e miellit ia kalojne keto kosto konsumatorit kjo kosto shtese eshte vetem disa qindarka per nje paund miell.

Cfare lloji dhe cfare nivelesh vitaminash dhe mineralesh gjenden ne buken time

Organizata Boterore e Shendetesise ka aprovuar udhezime per fortifikimin e miellit por secili vend vendos nivelet e tij te fortifikimit. Standardet varen nga mungesa e vitaminave dhe mineraleve ne ate vend si dhe zakonet tipike te ushqyerjes se personave.

Cfare ndodh nese une preferoj miellin e pafortifikuar

Gruri natyrisht perfshin hekur tiamine riboflavin folat vitamine B 6 dhe niacine. Shumica e ketyre vitaminave dhe mineraleve humbasin kur gruri behet normal i bardhe. Mielli i gririt te plote shpesh nuk fortifikohet pasi nuk bluhet aq imtesisht dhe si pasoje ruan me shume perberes natyrore. Nese ju parapelqeni produkte te pafortifikuara zgjidhni ushqime te pergatitura me grure te plote ose miell te pasitur.

Pse te mos marrim thjesht shtesa

Shtesat mund te japin perfitime lidhur me mbrojtjen shendetesore kur ato merren ne menyre te vazhdueshme sipas udhezimit. Gjithsesi personat kane prirje te harrojne te marrin shtesa ato jane te shtrenjta per disa konsumatore dhe permbajne rriske te lehte te helmueshmerise nese merren me tepri. Nga ana tjeter fortifikimi nuk varet nga ndryshimet e sjelljeve personale dhe personat ka pak gjasa qe te konsumojne shume vitamina dhe minerale vetem nga ushqimet e fortifikuara. Gjithashtu ne rastin e acidit folik nenat kane nevoje per nivele te pershtatshme te acidit folik perpara se te mbeten shtatzena dhe gjate fillesave te shtatzenise. Nese shtatzenia eshte e paplanifikuar gruaja ka gjasa te mos jete duke marre shtesa te acidit folik per te parandaluar defektet e tubit neutral. Kur ajo meson se eshte shtatzene zakonisht eshte shume vone qe shtesat e acidit folik te kene efekt.

Pse te mos ha thjesht bazuar ne nje diete te ekuilibruar

Plotesimi i kerkesave ushqimore nepermjet ushqimit qe ne konsumojme nuk eshte nje zgjidhje praktike ne shume vende te botes per disa arsye si ekonomike gjeografike sociale dhe kulturore. Ne disa vende mungesa e mikroushqyesve haset ne mbare popullaten dhe vjen si rezultat i nje kombinimi te konsumit te vogel nderkohe qe ekspertet e ushqimit shprehen se strategjia e fortifikimit ofron nje numer perparesish strategjike pa kerkuar nje ndryshim ne sjelljen e te ushqyerit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›