E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize rendohet gjendja e minatoreve


Është rënduar gjendja shëndetësore e disa prej minatorëve grevistë gjatë orëve të natës.

Sipas informacioneve të fundit, dy prej tyre kanë shfaqur probleme me zemrën dhe simptoma të ftohjes.

Dy minatorët Sali Aliu dhe Xhemal Meta, të moshës 50-vjecare, janë këshilluar nga mjekët që i kanë vizituar që të braktisin grevën.

Greva e minatorëve, të cilët kërkojnë nga kompania ACR përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e rrogave dhe uljen e moshës së pensionit, ka hyrë në ditën e gjashtë.

Përfaqësues nga MinatorëtOpozita tek minatorët në Bulqizë Bulqizë, minatorët vijojnë grevën Shqip - Çfarë po ndodh në Bulqizë? opozita e bashkuar udhëtuan mesditën e së mërkurës drejt Bulqizës për të parë nga afër gjendjen e minatorëve grevistë.

Ata shprehën shqetësimin për gjendjen e tyre, si dhe akuzuan ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, se po tenton t’i kthejë ata në skllevër.

Greva e dytë e urise nisi në fillim të kësaj jave e organizuar nga sindikatat dhe minatorët e kromit. Keshilli drejtues i se Minatoreve vendosi nisjen e greves se dyte te urise te minatoreve pasi ata nuk moren pergjigjie pozitive per kerkesat e tyre.

Mes sindikatave dhe kompanise u zhvilluan bisedime dhe palet rane dakort disa dite me pare per te gjitha pikat e nje marreveshje pervec kerkeses ultimative te grevisteve per te shkarkuar drejtorin e ndermarrjes. per kerkesa ekonomike. Por edhe pse thuhet shpesh qe palet gjejne gjuhen e perbashket, asnjehere nuk eshte arritur firmosja e nje marreveshje mes paleve.

Ndersa perfaqesuesit e 'Decometal' diskutuan me sindikatat dhe arriten nje mareveshje verbale, administrate lokale e ACR, nepermjet nje njoftimi per shtyp lajmeroi se minatoret qe nuk nderprisnin greven do te pushoheshin nga puna. Kjo solli reagimin e sindikatave qe paditen kompanine ACR ne gjykate per shkelje te ligjit te grevave.
 
Ndërkohë drejtori i minierës së Bulqizës, Medat Zogu, të cilin minatorët nuk e duan më në këtë detyrë, deklaroi në emisionin “Shqip”, në Top Channel, se pas veprimeve të sindikatës ka interesa personale.

Ai e ka konsideruar kërkesën e minatorëve për largimin e tij, si të turpshme dhe fyese.

“Greva është e pamotivuar pasi minatorët kanë një kontratë kolektive me sindikatën. Megjithatë ACR i mori në konsideratë kërkesat e minatorëve, por fatkeqësisht pala tjetër vazhdoi të luante duke nxjerrë kërkesë pas kërkese”, tha Zogu në emision.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Teknologjitë për trashëgiminë
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për një trashëgimi kulturore të qendrueshme është forumi që u organizua nga drejtuesit e periodikut “Art dhe Trashëgimi” me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe asaj për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit. Importi i mbeturinave, ekspertët kundër
Ekspertët e mjedisit edhe pse nuk kundërshtojnë në parim ligjin për menaxhimin e mjedisit, deklarojnë qartë se ai është i pazbatueshëm në terren.
Ndotja shton tumoret
Niveli i larte i ndotjes se ambientit ku jetojme si dhe duhanpirja llogariten si nder shkaktaret kryesore te semundshmerise se larte te tumoreve. Diagnostikimi me aparatura moderne ka nxjerre ne pah se fundmi se kemi rreth 400 raste te reja ne vit me tumore ne sistemin nervor, cka i rendit keto semundje te dytat, per numrin e madh te vdekjeve pas semundjeve kardio-vaskulare. Një revoltë në emër të fëmijëve të ngujuar
Mentor Kikia - Fenomeni i gjakmarrjes është një temë-magnet për gazetarët. Zona veriore e vendit, ku fenomeni është më i pranishëm, konsiderohet, veçanërisht nga të huajt, si një frigorifer gjigant ku koha ka ngrirë dhe ata kanë mundësi të shikojnë me sytë e tyre se si është një shoqëri mesjetare. Femrat me uniformë policie
Zëvendësministrja e Brendsme Iva Zajmi, gjatë një komunikimi për mediat deklaroi se, do të ndryshojë rregullorja për pranimin e grave dhe vajzave në polici, duke u dhënë lehtësi atyre.

Lajmet kryesore

Azotiku i Fierit shkrihet pa tender
Skandali: Skrap në Elbasan për 24 milionë lekë
Zhvillohet “Dita e biznesit shqiptar në Moskë”
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›