Italia 150 ndeshje futbolli ne hetim

Nuk kanë fund zërat dhe hijet e dyshimeve mbi ndeshjet e trukuara. Prokuroria e Napolit ka filluar hetimin për 150 ndeshje të futbollit italian, një pjesë e tyre janë ndeshje të Serisë A.
Dyshimet kanë lindur në varësi të shumave të mëdha të luajtura për to dhe në ndryshimin e koeficientëve.
Këto ndeshje janë pjesë e dy kampionateve të fundit dhe përflitet përfshirja e Kamorrës.
Më të rënda përflitet të jenë ndeshjet e kategorive më të vogla të kampionatit italian.
Qendra e basteve në Itali ka vënë re anomali në ndryshimin e shifrave si gjatë zhvillimit të tyre, pra në bastet live ashtu edhe në bastet e vendosura në pika të ndryshme.
Grupi investigative i basteve sportive ka zhvilluar në fshehtësi pak ditë më parë një mbledhje ku ishin të pranishëm, ministri i Punëve të Brendshme Roberto Maroni, përfaqësues të Komitetit Olimpik Italian dhe të Federatës Italiane të Futbollit.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjeve është bërë një kontroll i shpejtë nga investigues të specializuar për bastet nga policia, karabinieria e pjestarë të tjerë të policisë sekrete e forcave speciale.
Për momentin nuk bëhet e ditur asnjë ndeshje a skuadër, por është plot 150 numri i takimeve të konsideruara të dyshimta. Ndërkohë po sipas burimeve të brendshme ky skandal mund t’i kalojë kufijtë italian.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Mourinho: Ranieri? Unë jam interist
“Unë jam interist, jo pseudo-interist. Dua gjithnjë që skuadra të fitojë, cilido qoftë trajneri”. Inter, fillojnë problemet për Ranierin
Claudio Ranieri, trajneri i Interit, ka zhvilluar vetëm 2 seanca stërvitore me ekipin e tij të ri dhe menjëherë kanë filluar problemet. Milan, alarm për ndeshjen e Champions
Milan, pasi mori një pikë të vlefshme ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të grupit në Ligën e Kampioneve, të mërkurën do të luajë ndaj Viktoria Plzen dhe Allegri do të ketë vetëm një sulmues në dispozicion: Antonio Cassano. Barcelona, dëmtim i rëndë në gju për Afellay
Ibrahim Afellay, futbollisti i Barcelonës, do të qëndrojë larg fushave të blerta për rreth 6 muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Ranieri: Inter, ekip fitues
“Është një moment i vështirë, por Interi është një ekip fitues dhe do të luftojë për të fituar trofe.”
Lajmet kryesore
Bulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve
Dy prej tyre probleme me zemrën
Azotiku i Fierit shkrihet pa tender
Zhvillohet “Dita e biznesit shqiptar në Moskë”
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it