Rama: Kush do prekë fitoren tonë në 23 qershor, do paguajë çmimin
Tiranë- Lideri i opozitës Edi Rama në një tryezë me gazetarët deklaroi se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në gjendjen në të cilën ndodhet tashmë, “është një vegël e pushtetit”:
“KQZ duhet të riformatohet, por nëse duan të shkojnë në zgjedhje me këtë KQZ, le të shkojnë, por ata që do të cënojnë zgjedhjet do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre. Kushdo që do të guxojë të prekë fitoren tonë, do të marrë përsipër të paguajë çmimin. KQZ-ja prej dy zgjedhjeve është Komisioni Qëndror i Vjedhjeve”, tha Rama duke theksuar se duhet bërë riformatimi i saj.
Ndërsa për incidentin e shumëpërfolur të Vjenës dhe ngritjen nga ana e Kuvendit të një komisioni hetimor, Rama tha se kjo ishte medalja e rradhës e marrë nga mazhoranca.
“Mora medaljen e rrradhës nga PD-ja dhe kryetari, komisioni i rradhës, nga komisioni në komision në komision ka një degradim të vazhdueshëm siç është rrënimi i rrugës logjike i komunikimin me popullin, i vetë PD-së.
Ka vetëm një përgjigje: Kam parë se ka pas një mbështetje sh të madhe publike propoozimi për të shpallur 24 prillin Ditën Ndërkombtare të Shkuljes së Veshit, si një ditë e bukur por të reflektuar e për të përmiurësuar veten e njëri-tjetrin”- ths kryesocialisti.
I pyetur për koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Rama e cilësoi një objektiv afatgjatë. ”Marrëveshja me LSI-në është shumë e detajuar dhe është nënshkruar publikisht mbi një tekst prej 15 pikash”.
Sa i përket zërave se në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste janë duke u përfshirë edhe njerëz të cilët nuk e meritojnë, kryesocialisti u shpreh se ato janë stonatura që janë të shmangshme, teksa tha se po punohet për formimin e skuadrës së rilindjes, për të qenë në lartësinë e sfidës që kemi për projektin tonë historik për të krijuar kushtet për të patur një rillindje kombëtare”,- tha Rama:
“Do ketë edhe stonaturë në dalje publike, i mirëkuptoj edhe stonaturat se janë plotësisht të evitueshme, ne po punojmë e po bashkërendojm idetë dhe sensin logjik të gjithë ndërtimit të situatës kombëtare që janë përfshirë drejtues politikë e aktorë të rëndësishëm të jetës politike edhe të jetës sociale”,- u shoreh Rama para gazetarëve.
Një pikë tjetër, të cilën Rama e preku në fillim të takimit, ishte shqetësimi i ngritur nga një raport i Bankës Botërore për nivelin e lartë të analfabetizmit funksional mes 15-vjecarëve shqiptarë për të cilin Rama tha:
” Qeveria na mohon faktet e publikuara. Sistemi i arsimit është i dështuar dhe ne jemi të vendosur për ta kthyer përmbys”, tha Rama.