Fruthi në Evropën Perëndimore, rriten frikshëm shifrat e të prekurve
—-Nga Anisa Kurtaj—-
Gjermani- Jo vetëm në Gjermani, por edhe në Francë, Itali dhe Angli, infeksioni i fruthit është përhapur përsëri. Ekspertët fajësojnë një grup njerëzish, të cilët janë kundërshtarë të vaksinimit. Këto të fundit me sa duket e nënvlerësojnë sëmundjen e fruthit, e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse për fëmijët.
Fruthi është kthyer aktualisht në një replikë të padëshiruar në vendet evropiane. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 90,000 raste të fruthit janë raportuar në Europë vetëm në tre vitet e fundit. Që nga viti 2010 deri në vitin 2011, numri i të infektuarve është katërfishuar, u raportua në Kongresin Evropian për Sëmundjet Infektive (ECCMID) në Berlin.
Ndërkohë që po në Berlin në javët e fundit janë shfaqur shumë më shumë raste të të infektuarve se zakonisht, shkruan revista gjermane Focus.
Arsyeja e rritjes së numrit të të sëmurëve është se në shumë vende të Europës Perëndimore ekziston skepticizmi i lëvizjes së anti-vaksinimit, të cilët janë kundër vaksinimit, pasi sipas tyre kjo shkakton efekte anësore. “Ndër të tjera, ky panik është shkaktuar nga një raport i vitit 2009, i cili vërtetoi lidhjen e vaksinimit kundër fruthit dhe sëmundjes së autizmit,” u shpreh ekspertja e sëmundjes së fruthit Susanna Esposito. “Por të dhënat themelore të ketij studimi janë plotësisht të gabuara. Kjo tashmë është e vërtetuar. ”
Gjithsesi, rezultati i gjithe kesaj është, se norma vaksinimit prej 95 për qind, e cila është e nevojshme për eliminimin e fruthit në popullatën e përgjithshme, në shume vende tashme nuk arrihet dot.
Kjo sëmundje ngjitëse, e cila si shenja tipike ka njolla të kuqe në lëkurë, mund të çojë deri në komplikime kërcënuese për jetën, si për shembull në inflamacionin e trurit dhe mushkërive. Në pjesën lindore të Evropës, si përshëmbull në Rumani, raste të fruthit janë të shpeshta, si pasojë e mungesës së vaksinimit të popullatës, sidomos për sintit dhe romët.
Esporito theksoi, se të gjitha shtetet duhet të marrin pjesë në këtë fushatë vaksinimi. Monitorimi i mirë i vaksinimit luan një rol kyc, por gjithashtu i rëndësishëm është edhe ri-vaksinimi, të cilin shumë njerëz e lënë pas dore. “Përndryshe, mbrojtja vlen vetem për pesë vjet “, shprehet ekspertja.