Bulqizë, shfaqetrasti i parëme brucelozë
BULQIZë- Simptoma të ngjajshme me brucelozën kanë ngritur dyshimet për mjekët se sëmundja mund të ketë prekur një veteriner në Bulqizë. Pak javë më parë Rrahman Avdiu, nga fshati Dushaj i kësaj komune është paralitur në spitalin rajonal me temperaturë të lartë dhe këputje trupi, gjendje për të cilën mjekët në spitalin e Bulqizës, apo edhe të Peshkopisë dyshonin se ishte shkaktuar nga bruceloza.
Në pamundësi për të konfirmuar veterineri u dërgua në spitalin Infektiv të Tiranës ku edhe u kurua për tre javë rresht. Ende nuk është përcaktuar se ku e ka marrë infeksionin veterineri, pasi profesioni e ka detyruar atë të vizitojë bagëtitë që mbashtrojnë fermerët në të gjithë zonën e kësaj komune.
Tre vjet më parë në disa fshatra të zonës rreth 10 familje u prekën nga e njejta sëmundje.
(m.a/News24/BalkanWeb)