E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu nuk do të ftojë Tadiçin në Prizren

“Në këtë takim do të ftohen: Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanovic”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.

Temë kryesore e takimit do të jetë bashkëpunimi ndërshtetëror, ka shtuar ai.

“Presidentët do të diskutojnë rreth thellimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Takimi do t’i konfirmojë marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin, jo vetëm në nivel të presidentëve, por edhe në nivele të tjera”, ka thënë Beqiri. /rel/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›