E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tivarit, kosovarët grisin librat e Ramiz Alisë

Ramiz Alia në deklaratat e kohëve të fundit, ka injoruar totalisht Masakrën e Tivarit, ku më 1945 disa udhëheqës të forcave komuniste të Shqipërisë kishin tradhtuar më se 5000 rekrutë të Kosovës dhe trojeve shqiptare dhe i kishin dërguar në kasaphanë të shkaktuar nga forcat serbo-malazeze në Tivar të Malit të Zi.

Njëri prej rekrutëve shqiptar të mbijetuar nga ky gjenocid është plaku Azem Hajdini Xani (85 vjeç ) nga Prishtina, i cili akuzoi drejtpërdrejt se Ramiz Alia dhe Enver Hoxha janë përgjegjësit e kësaj masakre.

“Ka qenë një tradhti kombëtare. Ramiz Alia duhet të tregojë për këtë masakër”, deklaron Azem Hajdini. Hajdini ka shkruar disa libra për ngjarjen e 1945-sës dhe u është drejtuar disa institucioneve për të kërkuar ndriçimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›