E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, takim për sigurinë në miniera

Në nënprefekturën e Bulqizës janë mbledhur në një takim përfaqësues të RISHM-it , të ACR-së dhe përfaqësues të firmave të tjera private që operojnë në minierën e Bulqizës në zonën, si edhe drejtues të nëprefekturës dhe bashkisë së Bulqizës.

Në këtë tryezë u diskutuan probleme të ndryshme, ku u vu theksi në më kryesorin në sigurinë e jetes në punë, pasi vitet e fundit në këtë minierë kanë ndodhur askidente të shumta me pasoja fatale.

Si nga përfaqësuesit lokalë dhe të nënprefekturës, ashtu edhe nga përfaqësuesit e ACR-së iu kërkua RISHM-it që të nisë sa më parë puna në zonën D si edhe në nivelet 15 dhe 16 të minierës, ku nga ana e RISHM-it është kthyer përgjigje se vetëm kur do të jepet urdhri nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të rinisë puna në këto nivele.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›