OSBE: Zgjedhjet në Rusi, të pandershme
TIRANË-Sipas OSBE-së, zgjedhjet parlamentare të muajit dhjetor në Rusi ishin të pandershme. Sipas këtij organizmi autoritetet ruse ishin përzjerë në procesin elektoral në të gjitha nivelet.
“Gara u zhvillua ne favor te partise ne pushtet. Nje gje e tille u evidentua nga mungesa e pavarësisë së administratës së zgjedhjeve. Njëanshmeria e pjesës më të madhe të medias dhe ndërhyrja e autoritetete shtetërore nuk krijuan kushtet për një gare të ndershme”, bëri të ditur në raportin e saj përfundimtar zyra e OSBE.
Cilësia e procesit u përkeqësua më tej gjatë numërimit të votave që u karakterizua nga shkelje të vazhdueshme dhe manipulime të dukshme.
Menjëhere reagoi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Moskë i cili deklaroi se nuk ishte dakord me një raport të tillë të cilin e quajti të politizuar.
Zgjedhjet e 4 Dhjetorit për Dumen Ruse u fituan nga partia e kryeminsitrit Putin, Rusia e Bashkuar, por ato u kontestuan nga partitë, opozita dhe qytetarët të cilët nisën një valë protestash ku kërkohej përsëritja e tyre.
(d.b/News24/BalkanWeb)