Videoja turp e marinsave, reagon Panneta: Do mbahet përgjegjësi
UASHINGTON-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Leon Panneta ka reaguar për videon e publikuar gjatë ditës ku disa ushtarë amerikane shfaqen duke urinuar mbi disa talebanë të vrarë në Afganistan.
Panneta shprehur keqardhjen për një akt të tillë ndërsa theksoi se personat që kryen një akt të tille do të mbajnë përgjegjësi të plote.
Marina amerikane deklaroi se ka nisur një hetim lidhur me këtë video të postuar në “You Tube”, për të cilën thotë se ende nuk është vërtetuar origjina apo vërtetësia e saj. Në deklaratë gjithashtu thuhet se veprimet në kete video nuk janë në përputhje me vlerat e marinës amerikane.
Një zëdhënës i Pentagonit, Xhon Kirbi tha se kjo video është mjaft shqetësuese dhe se paraqet sjellje skandaloze. “Cilat do qofshin rrethanat apo protagonistet e kesaj video, behet fjale per nje sjelle mostruoze dhe te papranueshme per te gjithe njerezit me uniforme.-tha një zëdhënës i trupave elite të ushtrisë amerikane.
Videoja është cilësuar një akt barbar nga vetë talebanët. Një zëdhënës i tyre megjithatë tha se kjo video nuk do të kompromentojë bisedimet me SHBA-të për shkëmbimin e të burgosurve.
(d.b/News24/BalkanWeb)