E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet në Greqi kreu i OMONIA-s Naum Disho

Dy ditë pas dënimit me 1 vit burg dhe kur policia ende ka ekzekutuar arrestimin, Nuam Disho kreu i OMONIA-s për qarkun e Korçës është larguar për në Greqi.
 

Sipas informacioneve Disho është larguar për në shtetin Helen për t`iu shmangur arrestimit të policisë pas vendimit të gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 1 vit burg për dhunimin e varreve në Boboshticë.
 

Ndërkohë ditën e djeshme zyrtari i OMONIA-s, ka përsëritur për mediat se vendimi i Apelit është tërësisht politik ndërsa shoqatat OMONIA në Korçë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe komuniteti vlleh e cilësuan të padrejtë vendimin e gjykatës ndaj Naum Dishos për akuzën e dhunimit të varreve.
 

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg te Naum Dishos për dhunim e varreve të Boboshticës.
Disa varre shqiptare, sipas denoncimit të banorëve të zones, u dhunuan nga të ashtuquajturat punime për ngritjen e memorialëve në nderim teë ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›