E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vijon dita e 9-të e grevës së urisë së minatorëve

Minatorët e Bulqizës vijojnë ditën e nëntë të grevës së urisë, ndërkohë që gjendja shëndetësore e tyre po përkeqësohet nga dita në ditë.
 

Edhe pas thirrjes së përfaqësueses së firmës austriake ACR për të ndërprerë grevën, minatorët shprehen të vendosur që ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Në kërkesat e tyre përfshihet rritja e pagave në masën 40 për qind, largimi i drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, përmirësimi i kushteve të sigurisë në punë si dhe ulja e moshës së pensionit për minatorët.
 

Ndërkohë ditën e djeshme RTV “Ora News”, ka sjellë pamje rrënqethëse nga fundi i minierës së Bulqizës, ku nxirret kromi. Kamera e “Ora News” ka hyrë në ambientet e minierës, në katin e tretë të saj në nivelin e 15-të, për të demonstruar nga afër kushtet e vështira, në të cilat punojnë çdo ditë minatorët.
 

Kamera e “Ora News”, ka ndjekur nga afër procesin e punës për kromin, proces ky që zhvillohet disa metra nën tokë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›