E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, plagosen me armë 3 shqiptarë

Janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra nga të shtënat e armës. Bëhet fjalë për tre emigrantë shqiptarë, të cilët janë plagosur mbrëmjen e djeshme në Itali.

Dy prej emigrantëve i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pasi rrezikojnë jeën.

Ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e shkëmbimit të zjarit mes dy bandave rivale të trafikut të drogës dhe prostitucionit, edhe pse nuk përjashtohet edhe pista pasionante.
Kanë qenë 12 të shtëna pistolete, nga katër armë të ndryshme, tre prej të cilave janë gjetur nga policia.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›