E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Peqin kater te plagosur

Një aksident automobilist ka rrezikuar jetën e 4 personave në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Çepanaj.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 4 pjesëtarët e familjes Sula, kur makina me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur, Ludvi Sula 42 vjeç, Finete Sula 38 vjeç, F. Sula 8 vjeç dhe M. Sula 3 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Peqinit, por për shkak të gjendjes së rënduar të tyre ata janë nisur drejt spitalit të Elbasanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›