Sherri per semaforin te shtena me arme ne Tirane

Kryeqyteti është tronditur sot pasdite, kur disa të shtëna janë dëgjuar, pas një sherri për semaforin. Ngjarja ka ndodhur pranë “Qytetit të nxënësve” sot pasdite.
Një person ka mbetur i dëmtuar pas sherrit të krijuar për semaforin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Qytetit të Nxënësve”, ku disa persona janë grindur mes tyre për shkak të semaforit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e situatës. Pas përplasjes fizike mes tyre, janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, të cilat kanë qenë në drejtim të ajrit.
I dëmtuari nga kjo grindje, është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona.