Bulqize/Galeria demton rrugen, hetim pronareve
Nje galeri private e hapur prej shume vitesh eshte shembur duke demtuar rrugen nacionale Peashkopi-Tirane. Policia lokale ka bllokuar galerine e palicencuar dhe ka ndaluar tre bashkepronaret Engjellush Krroi, Vladimir Krroi dhe Fatos Kaci, per ushtrim aktiviteti te paligjshem dhe demtim prone publike. Miniera ka qene e bllokuar prej disa vitesh per shkaqe sigurie per te vetmen arsye se kalonte vetem 3-4 metra poshte rruges kryesore. Rritja e cmimit te kromit beri qe ne Bulqize dhe Martanesh te mos mbetej me asnje galeri pa u “zaptuar”, ndersa mesohet se ne kete galeri deri diten e djeshme eshte punuar pa asnje dokumentacion. Po per fat, shembja ka ndodhur naten, duke mos rrezikuar jete punetoresh.
N.F
N.F