Alibeaj “lufte” te hapur gjyqtareve
Tirane - Gjykata e Tiranes do t’i nenshtrohet nje riorganizimi te ri. E kjo gje do te behet sapo te gjithe gjyqtaret te kthehen nga pushimet e tyre. Konkretisht behet fjale per zevendesimin e te gjitha sekretareve te gjykates, te cilat do te ndryshojne edhe gjyqtaret me te cilet punonin prej vitesh. Ky ka qene nje nga shume vendimet e marra nga ana e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ditet e fundit. Por, jo vetem kaq. Ky i fundit, dy dite me pare, iu ka vene ne dispozicion te gjithe gjyqtareve te kesaj gjykate nje relacion te gjate, ku tregon te gjitha shkeljet e kryera prej tyre, rezultate keto te marra ne saje te nje inspektimi ne muajin maj nga ana e inspektoratit te Ministrise se Drejtesise. Ketyre te fundit ju ka mbetur vetem 5 dite 10 dite kohe ta shikojne, rishikojne dhe te kthejne nje pergjigje, ne lidhje me akuzuat e ngritura ndaj tyre, perpara se ministria t’i dergoje per mase disiplinore. Por, habia e ketij raporti te bere nga ana e ministrit te Drejtesise ka prekur edhe sekretaret e gjykates, te cilat, sipas inspektimit te bere ne kete gjykate, ka rezultuar te kene qene shume te “afeksionuara” pas gjyqtareve te tyre, duke shkelur detyrat e tyre. Kjo gje e ka detyruar Ministrine e Drejtesise qe te marre masa edhe ndaj sekretareve, pervec gjyqtareve. Sekretaret gjyqesore ka rezultuar se nuk kane zbatuar si duhet detyrave e lena nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, lidhur me “pergjimin” e gjyqtareve me te cilet punojne, per kete ministri ka vendosur t’i penalizoje. Sipas afatit te percaktuar edhe me ligj, te gjitha gjyqtaret dhe sekretaret e kapura me shkelje duhet te dorezojne mendimet e tyre ne lidhje me relacionin deri ne perfundim te kesaj jave. Inspektimi, i cili coi edhe ne shkelje edhe me te renda gjate detyres se gjyqtareve ne kete gjykate, nisi ne mesin e muajit maj dhe perfundoi ne fund te atij muaji. Objekt i kontrollit te inspektoreve ka qene puna e sekretareve, puna e gjyqtareve, ora kur fillonin dhe mbaronin gjyqet, respektimi i orareve nga gjyqtaret, etika e tyre gjate ushtrimit te funksionit si gjyqtare etj. Nga ana tjeter, sekretareve iu eshte ngarkuar detyra e raportimit cdo dite te ministri per nisjen e proceseve gjyqesore, komunikimi me gjyqtaret etj. Por, keto te fundit, ne raportimet e tyre, i kane cilesuar gjyqtaret shume te rregullt me proceset gjyqesore, madje te gjitha proceset gjyqesore nisnin ne orar, pa kaluar as sekonden. Madje, keto te fundit kane publikuar ne sitin e gjykates, ne faqen e internetit te dhena te pafundme, me qellim mbrojtjen e punes se gjyqtareve, me te cilet punojne. Raportimet e sekretareve nuk e kane bindur ministrin, i cili dispononte ne tryeze te tij prova bindese per shkeljet qe ishin kryer ne ate gjykate. Surpriza, e cila sapo u ka ardhur ne dore gjyqtareve dhe sektareve do te perfundoje kur keta te fundit te paraqiten ne KLD, per te mbrojtur veten. Gjithashtu, ka mberritur ne duar te disa gjyqtareve edhe raporti i inspektoreve te Ministrise se Drejtesise, lidhur me lirimin e disa te denuarve, raport ky i bere publik ne ate kohe nga ish-ministri Ilir Rusmali. Ndersa nga ana e tij, ministri eshte duke pergatitur kerkesen per mase disiplinore deri ne shkarkim nga detyra.
Sekretaret te “afeksionuara” pas gjyqtareve
Sekretaret gjyqesore, te cilat ishin ngarkuar per te “spiunuar” gjyqtaret e tyre, kane bere krejt te kunderten. Ato jo vetem qe nuk kane raportuar nje shkelje te orarit te punes te ministri, duke i paraqitur atij nje arsye bindese, por kane mbrojtur gjyqtaret. Nje nga veprimet e kapura nga ana e inspektorati i ministrise gjate kontrollit ne Gjykate te Tiranes ka qene dhe abuzimi me te dhenat e publikuara ne internet.
Ministri gati listen per KLD
Ministri i Drejtesise do t’i dergoje KLD-se per mase ndeshkimore 27 gjyqtare, te cilet jane kapur me shkelje. Tre te paret jane Gjyqtaret e Apelit Durres, qe liruan Delijorgjin nga akuzat, ne 2006-en. Ne liste jane perfshire edhe 12 gjyqtaret e Apelit Tirane, qe u kapen me shkelje per mos zbardhje te vendimeve ne kohe, si dhe 11 gjyqtaret, qe liruan te denuarit.