E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dino ka abuzuar seksualisht me femijen tone kur ishte 4 vjec”

Tirane - Deshmi rreqethese jane degjuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te pandehurit David Broun, te akuzuar per “marredhenie homoseksuale me te mitur”. Edlira dhe Adriatik Dalipi kane treguar edhe momentin qe djali i tyre ju kishte treguar se nje nga administratoret kishte kryer marredhenie me te. Sipas ciftit, ne vitin 2004 jane detyruar ta degjojne femijen e tyre ne qendren “Femijet e tij”, per shkak te kushteve te veshtira ekonomike. Nje nga arsyet ka qene se femija e tyre vuante nga astma, ndersa keta te fundit nuk kishin para per ta kuruar. Vete prinderit kane deklaruar dje ne seancen gjyqesore se pas futjes se femijes ne kete qender, administratoret e saj i kishin bere disa operacione per semundjen. Ndersa ne shtepi kishte te drejte te kthehej vetem dy dite ne jave. Nje dite, stafi i qendres kishte shkuar ne Shen Gjergj, ndersa djali i tyre ne ate kohe vetem 4 vjec, eshte kthyer ne banesen e tij. Sipas prinderve, ne nje moment, femija kishte hyre ne tualet. Pastaj ka dale i shqetesuar, duke thene qe kishte probleme. Cifti e kishte ulur femijen per ta pyetur se cfare kishte. Sipas deshmise se dhene dje ne gjykate, Edlira kishte shkuar te merrte nje qetesues, ndersa femija i kishte treguar babait te tij qe i pandehuri Dino Christodoulu kishte kryer me te marredhenie seksuale disa here. Kjo gje e ka shqetesuar prinderit, te cilet mesohet se kane qene edhe nje nga denoncuesit e ketyre rasteve. Ndersa per te pandehurin David Broun, i cili po gjykohej ne kete proces, prinderit kane shpjeguar se femija e tyre nuk kishte pasur probleme me te. Aktualisht femija i abuzuar eshte 7 vjec dhe ne kete proces gjyqesor eshte nje nga deshmitaret e forte te akuzes. Procesi gjyqesor, i cili ka zgjatur disa ore, eshte shtyre per te njoftuar deshmitaret e tjere te akuzes, ne lidhje me procesin gjyqesor ne ngarkim te pandehurit. Sipas prokurorise, i pandehuri ka kryer marredhenie seksuale me te miturit, te cilet ndodheshin ne kete qender. Prokuroria e Tiranes, disa seanca me pare, ka thirrur per te deshmuar disa nga femijet e abuzuar nga te pandehurit. Keta te fundit kane deshmuar ne seance nepermjet nje video-konference. Keta kane treguar ne gjykate edhe menyren se si te pandehurit kane abuzuar me ta, mjetet qe kane perdorur per te mos bere zhurme, e deri te perkedhelite, te cilat kane qene nisma per te abuzuar me pas me ta. Akuza disponon kundra te pandehurve edhe disa ekspertiza mjekoligjore, te cilat tregojne qe femijet jane abuzuar seksualisht. Keto ekspertiza jane lexuar edhe gjate procesit, duke i bere me dije gjykates se disa nga femijet jane dhunuar seksualisht nga ana e te pandehurit Broun. Ndersa ky i fundit e ka mohuar kete fakt, duke sqaruar se eshte impotent dhe nuk ka abuzuar me asnje prej femijeve. David Broun po gjykohet vete ne kete proces gjyqesor, pas vecimit te dosjes nga ana e gjykates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›