E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaret e “Hakmarrjes” rrezikojne lirine

Tirane - Te pandehurit e “Hakmarrjes”, te cilet ndodhen ne vendin tone, rrezikojne te shlyejne pjesen tjeter te denimit. Burime nga prokuroria kane shpjeguar se kjo gje do te vendoset, pasi te merret nje vendim i formes se prere. Sipas burimeve, nese mbrojtja do ta apeloje ceshtjen, atehere do te jete Gjykata e Apelit, ajo qe do te marre nje vendim te formes se prere. Ky vendim do te jete me i rende ose me i bute se ai i dhene dy dite me pare nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda. Sipas burimeve ne varesi te vendimit per te pandehurit, qe jane ne vendin tone do te vendoset nese do te shlyejne apo jo pjesen tjeter te vendimit qe u ka mbetur. Aktualisht ne vendin tone jane vetem dy nga te pandehurit, Gezim Gjoni dhe Dritan Hate, te denuar dje perkatesisht me 10 dhe 23 vjet heqje lirie. Keta te fundit rrezikojne edhe lirine e tyre. Pak kohe me pare, gazeta “Koha Jone” ka botuar intervisten me Gezim Gjonin, i cili ka bere me dije se do te zbatonte ligjin dhe do te kerkonte drejtesi. Ai, madje, ka sqaruar se prokuroria nuk ka pasur prova kunder tij dhe nuk kishte te bente fare me banden. Ai ka argumentuar se prokuroria nje here e akuzonte e me pas ja hiqte akuzat kunder tij. Dy dite me pare, gjykata e ka denuar me 10 vjet heqje lirie, nga 8 te kerkuara nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda. Por jo vetem Gjoni nje tjeter i pandehur eshte edhe Dritan Hate, i cili rrezikon lirine e tij. Procesi gjyqesor ne ngarkim te 10 te pandehurve, e ashtuquajtura banda “Hakmarrja per Drejtesi”, ka zgjatur plot 12 vjet, ndersa i eshte dhene fund vetem dy dite me pare. Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, kane shpallur fajtor dhe kane denuar me burgim te perjetshem te pandehurit Altin Arapi dhe Orik Shyti, me 25 vjet heqje lirie te pandehurin Gentian Caka. Po me aq eshte denuar edhe i pandehuri Roland Shyti. Me 24 vjet heqje lirie jane denuar Nikolin Novruzaj, Leart Shyti dhe Kreshnik Spahiu. Per te pandehurin Dritan Hate gjykata ka vendosur denimin e tij me 23 vjet heqje lirie, me 22 vjet per Pasho Novruzaj. Ndersa i fundit i grupit, Gezim Gjoni eshte denuar me 10 vjet heqje lirie. Te pandehurit jane akuzuar nga ana e prokurorise se me vitin 1994 kane krijuar te ashtuquajturen bande “Hakmarrja per drejtesi”, duke afishuar edhe nje njoftim ne qytetin e Vlores, ne te cilen jetonin. Ndersa fillesat, sipas prokurorise, kane qene dy vite me pare. Ideja e krijimit te ketij grupi te strukturuar kriminal, sipas prokurorise, ka qene e te pandehurve Orik Shyti dhe Altin Arapi. Sipas akuzes, 10 te pandehurit gjate krijimit te grupit te tyre kane kryer 8 vrasje, 17 plagosje dhe 13 vjedhje. Pikerisht behet fjale per vjedhjen me dhune te firmes “Vefa”, pengmarrjen e femijes Erion Nushi, per te cilen kane kerkuar plot 200 mije dollare prinderve ne kembim te tij. Gjithashtu ne bemat e bandes renditen e nje sere vrasjesh, nje prej te cilave eshte dhe ajo e ish-drejtorin e Burgjeve, Bujar Kaloshin etj. Perballe pretendimeve te akuzes ka qene edhe avokatet mbrojtes, te cilet seance pas seance kane kundershtuar dhe ju kane kerkuar togave te zeza pafajesine e klienteve te tyre. E vetmja akuze e pranuar nga ana e mbrojtjes ka qene disa falsifikime te kryera nga ana e te pandehurve Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Gentian Caka. Ndersa sipas tyre, akuza nuk ka pasur asnje prove shtese, qe nga fillimi i procesit gjyqesor, i cili u pezulluar pak vite me pare pas dergimit te letres ish-kryeprokurorit te asaj kohe Theodhori Sollaku. Ne ditet ne vazhdim mbrojtja e te pandehurve do ta apeloje vendimin e dhene nga ana e shkalles se pare.

Altin Arapi, burgim i perjetshemOrik Shyti, burgim i perjetshem

Gentian Caka, 25 vite burg

Leart Shyti, 24 vjet burg

Roland Shyti, 25 vjet burg

Kreshnik Spahiu, 24 vjet burg

Dritan Hate, 23 vjet burg

Nikolin Novruzaj, 24 vjet burg

Pasho Novruzaj, 22 vjet burg

Gezim Gjoni, 10 vjet burg

10 te pandehur jane cilesuar si anetare te grupit te strukturuar kriminal “Hakmarrja per drejtesi”, te cilet jane akuzuar per 18 vepra penale te kryera ne bashkepunim me njeri-tjetrin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›