E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë,arrestohen 8 persona për vjedhje kromi

Policia e rrethit të Bulqizës ka bërë të mundur arrestimin e 8 personave me akuzën për vjedhje kromi në minierën e kësaj qyteze. Burimet zyrtare nga policia theksojnë se janë arrestuar shtetasit Destan Gjeta 31 vjeç, Rinor Hoxha 20 vjeç, Gentian Melani 26 vjeç, Redi çekiçi 23 vjeç, Nuredin Jangulli 22 vjeç, Ani Sulku 20 vjeç, Andi Melani 33 vjeç dhe Rami Biçi ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi Ilirjan Jangulli. Sipas deklaratës zyrtare të policisë arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi akuzohen se në vazhdimësi kanë vjedhur një sasi kromi prej rreth 1000 ton, me një vlerë prej 400 milion lekë të vjetra, në zonën D, tek galeria nr.48, e marrë me konçension nga kompania Albanian Krom.
Kapja dhe arrestimi i këtyre personave, të cilët akuzohen për kryerjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes në bashkëpunim me përmasa të mëdha, është rezultat i një pune operative proceduriale dymujore të strukturave të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Nga strukturat e policisë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër. Ndërkohë që vazhdon puna për kapjen e vënien para drejtësisë të shtetasit Ilirjan Jangulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›