Maliq, vazhdojnë problemet nga përmbytjet, 1800 ha ende nën ujë
PRISHTINE- Pas përmbytjeve në Maliq të Korcës, problem për fermerët mbetet moskullimi i ujrave në tokat bujqësore. Pikërisht në kohën kur ka filluar verifikimi i tokave të përmbytura në fushën e Maliqit , fermerët shprehen se një tjetër problem i madh mbetet mbjellja e farave.
Duke qenë se ujërat në këto toka bujqësore arrijnë nga 1 deri në 2.5 metra thellësi farat e mbjella po kalben duke bërë që fermerët të humbasin mijëra lekë.
Sipas banorëve të Maliqit, pothuajse për 1 vit situata do të jetë e njëjtë për shkak të vështirësisë të kullimit të ujërave. Ndërkohë në Maliq vijojnë të jenë nën ujë 1800 hektarë tokë bujqësore.
(e.n/News24/BalkanWeb)