Raportuesi i PE takon Berishën e Rucin: Qëndrueshmëria politike e rëndësishme
TIRANE- Raportuesi i PE për Shqipërinë Nikolaos Chountis vlerëson përpjekjet e vendit tonë në proceset e integrimit europian dhe garanton se do të japë gjithë mbështetjen e nevojshme që procesi për heqjen e vizave të realizohet sa më parë.
Si në takimin e zhvilluar me kryeministrin Berisha dhe në atë me kryetarin e Asamblesë së Partisë Socialiste Gramoz Ruci, cështja e vizave dhe kriza politike kanë qenë në qendër të diskutimeve.
Nga ana e tij kreu i qeverisë e njohu raportuesin me ecurinë e reformave dhe arritjeve të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, në veçanti në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave.
Ndërkaq në takimin e realizuar me kryetarin e Asamblesë së Partisë Socialiste, raportuesi i PE është informuar rreth krizës politike në vend. Ruci theksoi se PS ka ndërmarrë të gjitha hapat konkrete për zgjidhjen e krizës duke thyer bojkotin dhe duke propozuar nisma ligjore dhe vendimarrëse.
“Nëse këto hapa nuk do të ishin hedhur poshtë nga mazhoranca, sot do të kishim zgjidhur përfundimisht krizën.” u shpreh Ruci.
Nga ana e tij raporteri Chountis u shpreh se do të bëjë gjithcka që në Shqipëri të ndërmerren të gjitha hapat demokratike për zgjidhjen e krizës.
(e.n/News24/BalkanWeb)