E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bum fluturimesh në Shqipëri

Nëse do t’i referoheshim të dhënave  për transportin ajror,  rezulton se  kemi një rritje  prej 23 % të numrit te pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. E thënë në shifra,  numri i pasagjerëve ka qenë  644.914 dhe aktualisht ka shkuar në 793.995 pasagjerë.

"Rritjen prej një 23 % të numrit të pasagjereve, mund ta përkthejmë si pasojë e shumë faktorëve, ku sigurisht më i rëndësishmi  mbetet, Shqipëria destinacion turistik, tashmë i preferuar nga shumë turistë të huaj, por sigurisht një ndikim ka pasur edhe liberalizimi i vizave,  që i dha mundësin shqiptarëve të udhëtonin drejt të gjithë destinacioneve të botës”, thekson Ministria e Transporteve.

Për sa i përket numrit të hyrje-daljeve  të pasagjerëve,  kemi përkatësisht një rritje prej 25 % te hyrjeve  dhe 22% të daljeve krahasuar me një vit më parë, ku numri i pasagjerëve që kanë hyrë, nga 314734 ka shkuar përkatësisht në 392462, ndërsa numri pasagjerëve të dalë nga 330180 ka shkuar në 401533. Krahas rritjes bombastike të numrit të pasagjerëve, risi tjetër për këtë vit ka qënë edhe  shtimi i destinacioneve të reja të fluturimeve, përmendim këtu  destinacionet për në Antalia ku deri vjet ofrohej vetëm me  fluturime charter, ndërkohë që këtë vit Shoqëria Ajrore ‘’Belle Air’’ vendosi në funksion të pasagjerëve  linjë direkte.

Po kështu mund të përmendim linja të tjera, të reja  me destinacion  Athinën , Barcelonën, Genovën, Londrën, Parisin, Rhodosin dhe Zurichun. Shtimi i këtyre linjave të reja ajrore  ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshme udhëtimin për në këto destinacine të cilat më parë ofroheshin vetëm me anë të tranzitit dhe jo me linja direkte. /Start/

                                                                                             2011-08-23 15:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›