E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i rebelëve: Epoka e Kadafit ka marrë fund

Gjatë një konference shtypi në Benghazi, bastion i rebelëve në lindje të Libisë, Mustafa Abdeljalil u shpreh se nuk e di se ku ndodhet Kadhafi për momentin, duke shpjeguar se disa sektorë të kryeqytetit nuk janë ende nën kontrollin e rebelëve, ndër të cilët ai ku ndodhet rezidenca e kolonelit libian.

"Epoka e Kadafit ka përfunduar", deklaroi ai, duke u shprehur në adresë të popullit libian se periudha pas Kadafit nuk do të jetë e lehtë". Ai shtoi se beteja për Tripolin nuk ka përfunduar ende dhe se luftimet vazhdojnë në disa sektorë ndër të cilët ai Bab al-Aziziya ku ndodhet shtabi i përgjithshëm i forcave të Muamar Kadafit.

"Nuk mund të themi se revolucionarët tanë kanë marrë kontrollin e plotë të Tripolit. Bab al-Aziziya dhe disa zona përreth nuk janë ende nën kontrollin tonë dhe si rrjedhojë nuk e dimë nëse Kadafi ndodhet atje", deklaroi ai. "Shpresojmë që Muamar Kadafi të kapet i gjallë që të mund të zhvillohet një proces i drejtë", vazhdoi shefi i CNT-së. Abdeljalil konfirmoi se dy djemtë e kolonelit libian, Mohamed dhe Seif al-Islam, janë "në duar të sigurta dhe nën kontrollin e revolucionarëve tanë". /Start/

                                                                                             2011-08-22 17:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›