E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bum rritjesh në numrin e fluturimeve ajrore

Viti 2011 ka sjellë një bum rritjesh ne numrin e fluturimeve ajrore nga Shqipëria drejt destinacioneve të ndryshme të botës, si dhe anasjelltas. Nëse do ti referoheshim të dhënave për transportin ajror, rezulton se kemi një rritje prej 23 % të numrit te pasagjerëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ku numri i pasagjerëve ka qënë 644.914 dhe aktualisht ka shkuar në 793.995 pasagjerë. Rritjen prej 23 % të numrit të pasagjereve, mund ta përkthejmë si pasojë e shumë faktorëve, ku sigurisht më i rëndësishmi mbetet Shqiperia destinacion turistik, tashmë i preferuar nga shumë turistë të huaj, por sigurisht një ndikim ka pasur edhe liberalizimi i vizave, që i dha mundësinë shqiptarëve të udhëtonin drejt të gjithë destinacioneve të botës.

Përsa i përket numrit të hyrje - daljeve te pasagjerëve, kemi përkatesisht një rritje prej 25 % te hyrjeve dhe 22% të daljeve, krahasur me nje vit më parë, ku numri i pasagjerëve që kanë hyrë, nga 314.734 ka shkuar përkatësisht në 392.462, ndësa numri pasagjerëve të dalë nga 330.180 ka shkuar në 401.533. Po kështu mund të përmendim linja të tjera, të reja me destinacion Athinën , Barcelonën, Genovën , Londrën, Parisin, Rhodosin dhe Zurichun. Shtimi i ketyre linjave të reja ajrore ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshme udhetimin për në keto destinacine të cilat më parë ofrohenin vetëm me anë të tranzitit dhe jo me linja direkte.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›