Hileja e qeverisë me heqjen e doganës për automjetet
Kryeministri Berisha e trumbetoi fort para fushatës zgjedhore të 8 majit, heqjen e doganës së makinave, si një favor të madh për shqiptarët.
Por, hileja për heqjen e doganës së makinave duket se qendron prapa, pasi heqja e doganës u shoqërua me rritje të taksave për karburantet, të cilat zyrtarisht do të fillojnë të aplikohen që prej ditës së nesërme, gjë që do rrisë edhe më tepër koston e mbajtjes së një automjeti në Shqipëri.
Kështu, shqiptarët do të paguajnë 5 lekë më shumë për një litër karburant, ndësra duke filluar nga 1 janari 2012, kjo taksë do të shkojë 7 lekë.
Kjo ka dhënë efeketin e parë tek taksitë, të cilat tashmë kanë vendosur që të rrizin çmimin për shërbimet e tyre.