E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet niveli i kredive për individët

Rritet niveli i dhënies së kredive për individët, si për blerje banesash ashtu edhe për kredi konsumatore, ndërkohë që shtrërngohet kreditimi për biznesin e vogël dhe të mesëm. Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e radhës ka arritur në konkluzionin se shkak në këtë lehtësim të kushteve për marrjen e kredive prej individëve janë, konkurrenca në sistemin bankar, likuiditeti i bollshëm dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë. Kjo gjithashtu ka dhënë ndikim edhe në rritjen e kërkesës së individëve për marrjen e kredive. Ndërkohë që faktorët kryesor që kanë ndikuar në këtë shtrëngim të kushteve të dhënies së kredive për bizneset janë ecuria e cilësisë së portofolit të kredisë dhe rreziku i sektorëve të caktuar. Politikat shtrënguese që janë aplikuar prej bankave kundrejt bizneseve janë kryesisht nëpërmjet rritjes së kërkesave për më shumë kolateral. Shtrëngimi i standarteve për dhënien e kredive për biznes ka dhënë si rezultat ulje të kërkesës për kredi nga bizneset. Gjithsesi një aspekt pozitiv në këtë raport është edhe ritja e depozitave në valutë. Sipas raportit të politikës monetare për tremujorin e dytë të këtij viti, depozitat në lekë u rritën me 7.5 mld lekë. Mjaft me interes në këtë raport është edhe fakti se kriza ekonomike botërore ka filluar që të japë efektet e para që janë vështirësitë në tregun e punës të cilat do të pasqyrohen në uljen e remitancave të cilat do të sjellin emigrantët shqiptarë si dhe ulja e gadishmërisë së investitorëve për të investuar. Ajo që vërehet është gjithashtu edhe ngadalësimi i ritmeve rritëse të konsumit privat, si pasojë e besimit konsumator në rënie dhe tendencës së vazhdueshme për të kursyer. Gjatë 5-muajve të parë të vitti 2011, deficiti tregtar është zgjeruar me 8.8% në terma vjetorë. Eksportet u rritën me rreth 23.3% (në sajë të kontraktimit në terma vjetorë të eksporteve të mineraleve dhe lëndëve të para si dhe të energjisë elektrike). Eksporti i fasoneve të veshmbathjeve dhe metaleve bazë të përpunuara u rrit me rreth 16.3% në terma vjetorë. Importet ndërkohë regjistruan një rritje vjetore prej 14.1% si pasojë e rritjes së importeve të të mirave të ndërmjetme dhe atyre kapitale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›