Raporti i BB Menaxhimi i borxhit publik nga pikat me te forta te qeverise shqiptare
Menaxhimi i borxhit publik është me siguri një nga pikat më të forta të qeverisë shqiptare.
Ky konfirmim është bërë së fundmi në raportin e Bankës Botërore, ku vlerësohet se mekanizmat e menaxhimit të borxhit publik shqiptar rezultojnë të suksesshme.
Drejtori i Menaxhimit të Borxhit, në ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj, thekson në një intervistë për “ABC News”, se një fakt i tillë është përforcuar edhe nga vlerësimet e agjencisë së vlerësimit të riskut Moody’s.
Sipas zotit Demiraj, qeveria shqiptare është zotuar ta ulë borxhin publik nw tw ardhmen.
Aktualisht, ky borxh është rreth 59.4 për qind ose në vlerë nomale 720 miliardë lekë të reja Prodhimit të Brendshëm Buro.
Ai sqaron se përbërja e këtij borxhi është pozitive.
Sipas menaxhuesit të borxhit publik, Shqipëria ka marrë hua për të zhvilluar investime të mëdha, të cilat tashmë janë realizuar.
Sipas parashikimeve makro-ekonomike dhe fiskale për vitet e e ardhme, qeveria parashikon të ulë borxhin në nivelin e 58 për qind, në vitin 2014.